Karton të kuq pas 13 sekondave lojë, kjo është gafa e portierit (VIDEO)
Portieri i Konyaspor, Serkan Kirintili ka thyer rekordin për kartonin më të shpejtë në histori të Superligës së Turqisë.

34-vjeçari ishte përjashtuar nga ndeshja me Yeni Malatyaspor pas vetëm 13 sekondash lojë.

Ndeshja sapo kishte filluar dhe skuadra kundërshtare filloi me pasime të gjata, ndërsa Kirintili bëri çmendurinë duke kapur topin me dorë jashtë zonës së tij.

Gjyqtari i ndeshjes Mustafa Ogretmenoglu menjëherë i nxori kartonin e kuq duke e përjashtuar nga loja.
Shtuar më 22/10/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori