Kastrioti befason Flamurtarin, Laçi-Kamza ndahen në paqe (VIDEO)
Kastrioti ka arritur të bëjë surprizën kundër Flamurtarit, pasi ka fituar me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Redi Maloku”, ndërsa Laçi dhe Kamza janë ndarë në barazim pa gola, dy ndeshjet që ulën siparin për javën e 14-të në kampionatin shqiptar të futbollit.


Pas fitores 1-0 javën e kaluar kundër Partizanit, Flamurtari ka bërë hap fals në transfertë duke bërë që të humbë terren në klasifikim ndaj një skuadre që ndodhet në zonën e ftohtë.

Kastrioti është treguar “kockë e fortë” pasi arriti të shënojë golin e avantazhit dhe të fitores në minutën e 32’ të takimit.

Një goditje nga këndi në favor të Kastriotit, një krosimi i lartë në zonë dhe pas një largimi në momentin e parë, ishte Okebuku që goditi fluturimthi, duke shënuar një supergol.

Me këtë fitore, skuadra krutane, ngjitet një vend në tabelë dhe kuoton 10 pikë, ndërsa Flamurtari me 22 pikë në vendin e 6-të.

Ndërkohë takimi tjetër Laçi-Kamza nuk ka pasur gola, pasi ndeshja është mbyllur me shifrat 0-0. Një rezultat negativ edhe për trajnerin Gjoka, i cili tashmë e sheh vetën në fund të tabelës me 9 pikë, ndërsa Laçi mban vënin e 5-stë. /albeu.com/


Shtuar më 02/12/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori