Fenerbahçe e Vedat Muriqit, u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Ankaraguçunë me rezultatin 2-1, falë golit të
shënuar nga
Muriqi në pjesën e dytë. Shqiptari i Kosovës asistoi edhe për golin e parë të
shënuar nga Jorgesen.
Ndërkohë që në përfundimin e pjesës së parë, teksa të 2 skuadrat ishin drejtuar në dhomat e zhveshjes, gjatë pushimit, në stadium u vendos
kënga shqiptare "Skifterja zemrës", e kënduar nga Klajdi Haruni dhe Bes Kallaku, ka qenë ky i fundit që ka shpërndarë në "Instastory" një
video të shkurtër nga stadiumi "Şükrü Saracoğlu", teksa dëgjohet në sfond
kënga shqiptare.
Shtuar më 24/09/2019,
ora 10:57