Kështu "shpërtheu" Ronaldo kundër Allegrit (VIDEO)
Kanë kaluar tri ditë nga eliminimi i Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Ajax dhe vijon heshtja e aktorëve kryesorë në Torino. Megjithatë, sot, në rrjetet sociale, është shfaqur një video, që rindez diskutimet.

Pamjet (të publikuara në Instagram nga Tackle Duro) flasin vetë.

Në momentin e vërshëllimës përfundimtare në stadiumin "Allianz", Cristiano Ronaldo shikon nga stoli dhe bën një gjest elokuent, duke treguar se dikush kishte frikë.

Hipotezat kanë shpërthyer menjëherë, duke aluduar se ndoshta po i referohej trajnerit Massimiliano Allegri, për një qasje të tillë taktike, që nuk e ka bindur CR7.
Shtuar më 19/04/2019, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori