Këto pamje meritojnë respekt, juventinët ngrihen në këmbë për Ronaldon (VIDEO)








Cristiano Ronaldo ishte mbrëmë lojtari i ndeshjes kundër Juventusit në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale.

Në fillim të ndeshjes ai u fishkëllye nga tifozët juventin për tu demoralizuar në topat që kapte por, ai iu përgjigj me gol që në minutën e 3-të. Por kulmi arriti kur portugezi shënoi ndoshta golin më të bukur në karrierë ku akrobacia arriti kulmin dhe refoshata e tij ngriti në këmbë të gjithë tifozët bardhezi.

Portugezi nuk hezitoi t’i falënderojë duke u ndjerë mirë me këtë gjest. Ky ishte goli i 14 i Ronaldos në këtë sezon, ndërsa ka arritur të shënojë në 10 ndeshje radhazi. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori