Khabib pranon që nuk është më i miri (VIDEO)

Kampioni i botës në peshën e lehtë, Khabib Nurmagomedov, gjatë një konference shtypi të zhvilluar në Rusi, ka pranuar se gara për trofeun e “pound per pound”, që përfshin sportistët e të gjitha peshave në artet marciale mikse ka pësuar një ndryshim në renditje.

Sipas rusit, sportisti më i mirë i “pound per pound” për momentin është një tjetër kampion bote, Jon Jones (mban titullin e peshës light heavyëeight).

Khabib nuk ka asnjë humbje në artet marciale mikse (28 tore) dhe e ka mbrojtur dy herë titullin e Divizionit të tij.

Gjithsesi, Nurmagomedov mendon se Jon Jones është më mirë se ai në renditje. “T’i lëmë polemikat mënjanë, Jon Jones është më i miri në garën “pound per pound”. Për këtë mjafton të shohësh arritjet e tij në 10 vitet e fundit”, tha Khabib Nurmagomedov, që për momentin ndodhet i dyti në këtë garë.
Shtuar më 26/12/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori