Kjo është arsyeja pse Ajaxit iu anulua goli (VIDEO)
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Ajax dhe Real Madrid.

Në fund të pjesës së parë, Ajax me shumë tentimeve arriti të shënonte në portën e kampionëve të Evropës.

Por, goli i skuadrës holandeze u anulua nga gjyqtari i ndeshjes, pasi u konsultua me VAR.

Goli u anulua për pozitë jashtë loje, në një pozicion paksa të vështirë.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të diskutohet në forma të ndryshme vendimi i arbitrit, ku po cilësohet edhe i gabuar. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori