Klasi nuk plaket kurrë, tunel spektakolar nga Kaka (VIDEO)
Ricardo Kaka sapo ka zbarkuar në kampionatin amerikan të futbollit dhe e ka treguar veten që në fillim. Ish ylli i Milanit, më 6 shkurt, bëri edhe debutimin me fanellën e Orlando City-t, gjatë një miqësore me ish skuadrën e tij të Sao Paulos, ku tregoi edhe klasin e tij.

Braziliani ka 32 vite mbi shpinë, por sërish di si të japë spektakël në fushën e lojës dhe këtë e tregon më së miri tuneli i mësipërm. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2015, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori