Klopp: Nuk mund t’i mbaja lotët (VIDEO)
Bota është duke u përballur me një situatë shumë të vështirë së fundmi, për shkak të koronavirusit.

fundmi një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihen disa mjekë që këndojnë një zëri: “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, pikërisht siç është edhe kënga e tifozëve të Livepoolit.

Nga kjo është prekur padyshim shumë Jurgen Klopp, i cili ndonëse e ka dëgjuar shumë në stadium, përsëri nuk i ka mbajtur dot lotët kur pa edhe mjekët të këndonin atë. “Ishte diçka e shkëlqyer. Pashë videon në spital ku këndonin: ‘Ju kurrë nuk do të ecni vetëm’, e kisha të pa mundur të mbaja lotët dhe nisa të qaja.

Është diçka e jashtëzakonshme, kjo tregon gjithçka. Mjekët janë në rrezik të vazhdueshëm teksa ndihmojnë pacientët dhe njerëz të ndryshëm në mënyrë të pavarur.

Unë i admiroj ata dhe i vlerësoj maksimalisht. Me të vërtetë nuk ndaloja së pari videon, duke e përsëritur disa herë.”, u shpreh Klopp.

Shtuar më 27/03/2020, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori