Së bashku për Shqipërinë! Steaua e Bucurestit i vjen në ndihmë të prekurëve nga tërmeti
Edhe
klubi legjendar
Steaua e Bucureștit po i vjen në ndihmë shqipërisë, shkruan Albeu.com.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale
Steaua bën publike adresën
https://e-albania.al/dhuro/ ku kontribohet financiarisht për të
prekurit nga
tërmeti.
Njoftimi i klubit:
FCSB, së bashku me Shqipërinë!
Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues më 26 nëntor. Si rezultat i ngjarjeve tragjike, 51 persona humbën jetën dhe dëmi material është i madh.
Me kërkesë të Ambasadës Shqiptare në Bukuresht, përmes Zëvendës Ambasadorit të tij, z. Jonian MOLLA, FCSB ka vendosur të marrë pjesë në solidarizimin e ligës LPF për të ndihmuar të
prekurit nga
tërmeti.
Kështu, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut,
klubi ynë vendosi të popullarizojë këtë iniciativë në ndeshjen me Gaz Metan Mediaș, duke shfaqur një banderolë me mesazhin SOLIDARIZOHUNI, ME SHQIPËRINËnë
https://e-albania.al/donate/. Të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë kauzë mund të hyjnë në faqen e internetit më lart, për të zbuluar se si mund të ndihmojnë.
Shtuar më 06/12/2019,
ora 17:36