Kobe Bryant baba i përkushtuar, gazetarja përlotet në emision (VIDEO)
Gazetarja e ESPN wstw pwrlotur nw emision kur ka kujtuar takimin e vetwm qw ka pasur me legjendwn e NBA-sw, Kobe Bryant.

Ajo ka theksuar se Kobe ishte njw baba i pwrkushtuar dhe se ajo i kwrkoi kwshilla se si tw rriste vajzwn e saj.

"Ka shumë gjasa që keni dëgjuar shumë anekdota personale për Kobe Bryant, kështu që dëgjojeni edhe timen. E kam takuar Kobe-n vetëm një herë, gjatë një eventi të ESPN në Nju Jork. E pashë atë dhe thashë me vete: "Oh Zot, ai është Kobe. Duhet ta bëj një fotografi për Instagram", ka thënë gazetarja e ESPN, Elle Duncan.

"Nuk arrita ta bëj fotografinë deri pas disa minutave sepse, kur po i afrohesha, ai menjëherë e komentoi barkun tim, pasi që isha tetë muaj shtatzënë. "Si je, sa afër lindjes je, çfarë gjinie e ke beben?", më pyeti ai".

"I tregova që vajzë dhe i tokëm duart. E pyeta atë për këshilla se si ta rris një vajzë, pasi që ai i kishte tri vajza në atë kohë. Ai më tha vetëm je mirënjohës që të është dhënë kjo dhuratë sepse vajzat janë të mrekullueshme".

"Vajza e tij Bianka ishte njëvjeçare e gjysmë në atë kohë, kështu që unë e pyeta nëse ai dëshironte fëmijë të tjerë. Ai më tha se gruaja e tij Vanessa dëshironte të provonte sërish për një djalë, por ishte, si shaka, e shqetësuar se do të lindte sërish vajzë".

"Unë i thashë: "Katër vajza, oh Zot. Si do të ndiheshe, çfarë do të mendoje?". Pa hezituar aspak, ai më tha: "Do t’i doja edhe pesë vajza po të mundja, unë jam baba i vajzave".

"Kur vinte fjala te sporti, ai tha se vajza e tij e madhe ishte një volejbolliste e arritur dhe se për të voglën ende s’e dinte çfarë do të ndodhte pasi që ishte ende foshnje. Por, për vajzën e mesme më tha "Vajza e mesme është një bishë. Ajo është më e mirë sesa që isha unë në moshën e saj. Ajo e ka talentin".

"Natyrisht, ai po fliste për Gigin [nofka e Giannas së ndjerë]. Kur reflektoj për këtë tragjedi dhe për atë gjysmë ore që e kalova me Kobe Bryant para dy vjetëve, i vetmi ngushëllim për mua është se ai vdiq duke e bërë atë që e donte më së shumti: duke qenë baba, baba i vajzave".
Shtuar më 28/01/2020, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori