Kolnit dhe Roshit ia bëjnë "gjyqin" në rrugë (VIDEO)
Kur një punë nuk funksionon si duhet, atëherë duhet të japësh llogari. Përgjithësisht jepet llogari te shefi, ndërsa në futboll i bie të japësh llogari te trajneri ose presidenti. Po nëse detyrohesh të të bëjnë “gjyq” kolektiv, çfarë ndodh? Këtë duhet ta dijë mirë Roshi dhe shokët e tij të skuadrës te Koln.

Pas humbjes kundër Augsburgut të Edmond Kapllani, ata janë ndeshur me një surprizë të pakëndshme, teksa në mes të rrugës dhjetëra tifozë kanë bllokuar autobusin e skuadrës duke detyruar trajnerin e Këlnit, Solbaken dhe lojtarët që të zbresin nga automjeti dhe t’i qetësojnë tifozët.

Gjithçka ka ndodhur të shtunën pasdite, pas ndeshjes Augsburg-Koln 2-1. Skuadra e Odise Roshit është nisur me autobus drejt qytetit të tyre, kur vetëm pas disa kilometrash, dhjetëra makina tifozësh të acaruar të Koln kanë bllokuar rrugën dhe kanë bërë thirrje që trajneri dhe lojtarët të zbrisnin nga automjeti dhe të jepnin shpjegime për krizën e rezultateve që po kalon skuadra.

“Lojtarët kanë qenë të gatshëm të negociojnë dhe të flisnin me tifozët, por nuk ka qenë i këtij mendimi trajneri Solbaken, i cili zbriti nga autobusi vetëm kur situata u bë kritike. Pas disa minutave debat me kapot e ultrasve, situata është qetësuar disi, por gjithsesi është dashur ndërhyrja e forcave të shumta të policisë që tifozët të shpërndahen. Nën tension, ashtu si edhe pjesa tjetër e futbollistëve të Koln, ka qenë edhe mesfushori shqiptar Odise Roshi. Ky i fundit, gjithsesi, është ndjerë më pak në siklet se të tjerët për dy humbjet e fundit, pasi trajneri e ka lënë gjithë kohën në stol. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori