Kolumbisë i mjafton Rodriguez, për Uruguaj-in mendon Suarez (VIDEO)


Një gol i James Rodriguez në minutën e 31 të takimit i ka mjaftuar Kolumbisë të marrë tre pikët e rradhës në ndeshjen eleminatore kundër Ekuador. Me këtë fitore kolumbianët ngjiten në krye të grupit të Amerikës së Jugut me 26 pikë, aq sa edhe Argjentina.

Në vend të tretë rënditet Kili që fitoi 3-0 përballë Venzuelës, ndërsa Ekuador ndalet në kuotën e 21 pikëve, 2 më shumë se Uruguaj që ka marrë një tre pikësh me shumë vlera në Peru falë dy golave të sulmuesit të Liverpool Luis Suarez. /albeu.com/

Rezultatet në Amerikën e Jugut:

Kolumbi 1 - 0 Ekuador
Paraguaj 4 - 0 Bolivia
Kili 3 - 0 Venezuela
Peru 1 - 2 Uruguaj
Shtuar më 07/09/2013, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori