Ja çfarë bën futbollisti turk teksa Modric bën gol (VIDEO)

Kroacia triumfoi dhe mori pikët e plota të Turqisë pas supergolit që shënoi Luka Modric jashtë zonës së rreptësisë. Por, ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është një moment interesant që kanë kapur kamerat me rastin e shënimit të golit nga ylli i Real Madridit.

Në çastin kur topi po shkonte në drejtim të Modricit, ylli i Fenerbahçes, Ozan Tufan, mesa duket ishte më i interesuar që t’i rregullonte flokët e tij se sa t’i mbyllte hapësirën mesfushorit kroat. Kjo video ka bërë bujë në rrjetet sociale. /Albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori