Vetëdorëzohet një nga vëllezërit që vrau teknikun e kondicionerëve
Koret raciste të tifozëve, ylli i Shakhtar Donetsk largohet nga fusha mes lotësh (VIDEO)
Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit, teksa shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndryshëm.

Futbollisti që është prekur së fundmi, është sulmuesi brazilian Taison, i cili aktivizohet tek ukrainasit e Shaktar Donetsk.

Ekipi i sulmuesit brazilian luante ditën e sotme derbin, ndaj Dinamos së Kievit, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 1-0. Në minutën e 86’, tifozët e Dinamos nuk i kursyen koret raciste në drejtim të brazilianit Taison.

Ky i fundit i irrituar nga thirrjet në drejtim të tij, mori topi dhe e gjuajti nga tifozët, duke iu drejtuar edhe gishtin e mesit.

Menjëherë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin për gjestin, ndërsa ky i fundit u largua nga fusha e lojës me lot.
Shtuar më 10/11/2019, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori