Kosova e Challandes fiton minimalisht miqësoren ndaj Madagascarit (VIDEO)

Kosova ka arritur të triumfojë ndaj Madagascarit, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 në “Stade Municipal Jean Rolland”

Skuadra e Madagascarit ishte më e mirë në 45 minutat e parë duke rrezikuar më shumë portën e Samir Ujkanit, ndërkohë që Vedat Nihuiu iu anulua një gol për shkak se ishte pozicion jashtë loje.

Kosova ishte më fat, pasi në minutën e 35-të, Madagaskari dështoi të shënonte gol nga penalltia.

Goli u shënua nga talenti 18-vjeçar, Edon Zhebrova në minutën e 48'-të të ndeshjes.

Kështu Kosova fiton sfidën ndaj Madagascarit, për këtë miqësore të zhvilluar.

Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore këtë muaj, kundër Burkina Fasos të martën. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2018, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori