Kosova mbetet e pamposhtur barazon përballë yjeve danezë (VIDEO)
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një ndeshje fantastike në Fadil Vokrri përballë Danimarkës.

Edhe pse në kuadrin e miqësores Dardanët zbavitën tifozët që kishin mbushur stadiumin dhe ishin shumë pranë fitores. Goli i barazimit në minutat e fundit nuk e prish aspak festën pasi Kosova vazhdon të jetë e pamposhtur.

Pas shumë rasteve të krijuara Kosova arrin të gjej golin në minutat e fundit të pjesës së parë me Amir Rrahmanin.

Pjesa e parë do të mbyllej në avantazhin e Kosovës për të nisur pjesën e dytë e cila ka ritmin e të parës.



Në minutën e 63 është ylli Eriksen i cili godet saktë penalltinë për të barazuar rezultatit.



Menjëherë pas 3 minutave pas një super aksioni Kosova kalon përsëri në avantazh me Besart Celina.



Teksa ndeshja ishte në minutat shtesë dhe po pritej rënia e bilbilit nga arbitri për të festuar fitoren Danimarka ndëshkon në minutën e 92’ me Hojbjerg.



Ky rezultatit dërgon mjaft të karikuar kombëtaren e Kosovën në ndeshjen e rradhës të vlefshme për EURO 2020. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 21:13
Tage: kosova
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori