Kroacia befasohet nga Hungaria (VIDEO)
Kroacia ka pësuar humbjen e parë në kualifikueset EURO 2020. Ndeshja e dytë përballë Hungarisë në Hungari befasoi nënkampionët e botës.

Kombëtarja Kroate e nisi mjaft mirë takimin duke kaluar në avantazh shumë shpejt me anë te Ente Rebiç në mimutën e 13’.

Pas golit të pësuar Hungaria fillon të fitojë terren dhe në minutën e 34’ golashënuesi kryesir Adem Szalai.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Pjesa e dytë do të niste ashtu si në të parën ku Hungaria vazhdon ti hapë punë Kroacisë mbështetur edhe nga tifozët e saj.

Në minutën e 76’ do të vinte goli i dytë që do të ngrinte stadiumin në pëshë nga Mate Patkai.

Rezultati i ngushtë 2-1 do të mbyllte edhe këtë sfidë duke i dhënë Hungarisë 3 pikët në grup./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2019, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori