Ku është topi?
Goditjet standarde në futboll prodhojnë shpesh situata paniku në zonë. Sulmuesit kërkojnë të shtyjnë topin në rrjetë, mbrojtësit ta largojnë atë nga porta e tyre.

E kur ka përballje të tilla ndodh edhe që topi “të humbë”. Një rast i tillë u regjistrua në një ndeshje në Brazil me gjigantëve të Internacional dhe skuadrës që luan në ligat amatore, Duque de Caxias.

Këta të fundit fitojnë një goditje dënimi larg zonës së skuadrës kundërshtare. Kushtëzuar nga një terren i rënduar nga reshjet e shiut të gjithë hidhen në zonë për të gjetur golin me kokë. Krosimi hidhet, një mbrojtës në përpjekje për ta larguar topin, e devijon pak e rrezikon të shënojë autogol.

Portieri reagon mirë duke larguar kërcënimin e parë, por pa mundur që të kontrollojë topin. Këtu nis “rrëmuja e vërtetë”. Pjesa më e madhe e futbollistëve në fushë përfshihen në një situatë komike…të gjithë në kërkim të topit. Pas disa sekondave, topi largohet nga zona, ndërkohë që gjyqtari jep një goditje dënimi për Internacional. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori