Kukësi akuzon për gjykimin ndaj Tiranës, publikon 9 prova për njëanshmëri të Hamitit (VIDEO)
Te Kukësi mendojnë se humbja në ndeshjen direkte për kreun kundër Tiranës është edhe meritë e një gjykimi të njëanshëm të kryesorit Eldorian Hamiti.

Klubi verilindor ka shpërndarë nëpërmjet zyrës për shtyp një video në të cilën rreshton rastet ku sipas tij gjyqtari ndërkombëtar ka vepruar në favor të bardhebluve duke i dëmtuar e duke mos përdorur të njëjtin metër gjykimi.

“Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës ka lënë një shije të hidhur sa i përket gjykimit. Kryesori Eldorian Hamiti është treguar i kursyer me kartonët për kundërshtarin, teksa te Kukësi është nxjerrë kartoni me rastin e parë. Më poshtë janë disa nga momentet të cilat klubi i Kukësit i sheh si të arsyeshme që duhen shqyrtuar!

Rasti 1: Et’hemi pretendon për penallti, por Hamiti lejon lojën!

Rasti 2: Doka shkakton faull por nuk ndëshkohet me të verdhë!

Rasti 3: Çelhaka shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!

Rasti 4: Shkurtaj shënon gol por anulohet për faull!

Rasti 5: Top i ndalur me gjoks nga Shkurtaj, por akordohet prekje me dorë!

Rasti 6: Gentian Muça shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!

Rasti 7: Batha shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!

Rasti 8: Teqja nuk e prek kundërshtarin, por merr të verdhin e dytë.

Rasti 9: Muça shkakton faull por nuk ndëshkohet më të verdhë!”, shkruhet në materialin që shoqëron videon e ku rreshtohen rastet e dyshimta sipas verilindorëve.


/vipsport/
Shtuar më 23/02/2020, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori