Kukësi fiton me polemika ndaj Vllaznisë, dhe blindon vendin e dytë në klasifikim (VIDEO)


Pëlqej
Kukesi është rikthyer tek fitorja në javën e 26-të të Kategorisë Superiore duke mundur në “Zeqir Ymeri” skuadrën e Vllaznisë.

Golin e parë për vendasit e shënoi qendër mbrojtësi, Ylli Shameti, në minutën e 34-te duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Goli i dytë erdhi në minutën e 63-të me anë të mesfushorit, Besar Musolli, që realizoi në ndeshjen e tij të 200 me fanellën e Kukësit.

Me këtë fitore Kukësi mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit më 45 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tetë me 27 pikë duke e bërë më të vështirë mbijetesën në Superiore. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori