Kukësi me stadium të ri, punimet do të mbarojnë në kohë rekord (VIDEO)
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë ditën e sotme në stadiumin "Zeqir Ymeri". Numri një i klubit ka parë nga afër gjendjen e stadiumit dhe së bashku me firmën e kontraktuar për ndërtimin e impiantit ka premtuar nisjen e punimeve.

Numri një i verilindorëve u shpreh para kamerave se shumë shpejt nisin punimet. "Do të vijnë për 2-3 ditë mjetet e ndërtimit të rëndë. Firma do të punoj mjaft mirë dhe besoj se me orët e zgjatura do ta përfundojmë dhe para afatit. Duam një stadium me parametra europiane dhe sipas standarteve të UEFA-s".

Kukësi duket se do të ketë stadiumin e tij shumë shpejt. Verilindorët kanë qenë pa shtëpi këtë sezon, pasi "Zeqir Ymeri" nuk u licencua. Trajnerët dhe vetë presidenti kanë theksuar nevojën për të luajtur në Kukës, pasi skuadra do ta ketë më të thjeshtë në "fortesën e tyre".

Shtuar më 06/06/2019, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori