Kukësi merr fitore me vuajtje në Niko Dovana



Pëlqej
Kukësi ka marrë një fitore të vuajtur sot ndaj Teutës në "Niko Dovana" me shifrat 2-1.

Ishin vendasit ata që shënonin të parët me sulmuesin ganez, Latif Amadu.

Por veri-lindorët gjenin golin e barazimit me Bakaj ku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i avantazhit për Kukësin u shënua nga Ethemi në fillim të pjesës së dytë.

Pas kësaj fitore Kukësi renditet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Teuta në vendin e tetë me 15 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori