Kukësi mposht me përmbysje Bylisin (VIDEO)


Kukësi nuk e ka pasur të lehtë të fitojë në Elbasan Arena teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1, Bylisin. Verilindorët e panë veten në disavantazh në minutën e 26 kur shënoi Stojanoviç. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Hallaçi nuk u tronditën, por gjetën forcën për të reaguar teksa vendosë sërish ekuilibrat falë Ibrahimit në të 40-tën minutë.

Në fraksionin e dytë, Kukësi u fut në fushë me idenë për të marrë maksimumin dhe ai që realizoi golin vendimtar ishte Eze që me kokë mposhti portierin Qirko. Ky episod u regjistrua në minutën e 57 dhe që nga ai çast verilindorët ditën të menaxhojnë avantazhin, me ballshiotët që nuk gjetën rrugën për të barazuar.

Kështu, Kukësi merr për të dytën herë radhëzi pikët e plota dhe tashmë ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e katërt. Sakaq, Bylis humbet një pozicion në renditje dhe shkon në vendin e nëntë me vetëm 12 pikë në llogari.
Shtuar më 24/01/2021, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori