Kukësi nuk i ndahet Partizanit, thyen Luftëtarin (VIDEO)




Kukësi nuk dorëzohet që tani për titullin duke mos iu ndarë Partizani. Verilindorët mposhtën 3-0 në Elbasan Arena Luftëtarin duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Në fakt skuadra e Armando Cungut nuk e vuri në dyshim fitoren teksa shënuan që në minutën e 22 me autor Limaj.

Në fund të pjesës së parë Irkli Dzaria dyfishon shifrat pas një skeme fantastike të verilindorëve, mesfushori gjeorgjian i ndodhur i vetëm brenda zonës, e ka pasur shumë të lehtë ta shtyjë topin drejt rrjetës.


Në pjesën e dytë skuadra e Luftëtarit shfaqet me rrezikshme në sulm po gabon në finalizim.


Ndërkojë kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren 2-0 ishte Rama që realizoi golin e tretë për Kukësin. Kundërsulm vrasës me Reginaldon që fton Ramën, ky i fundit realizon me parabolë duke shfrytëzuar daljen e Rucit. Gol mjaft i bukur.

Përfundimisht, Kukësi fiton 3-0 dhe ngushton diferencën në 6 pikë ndaj Partizanit. Luftëtari mbetet në kuotën e 25 pikë në vendin e 8-të, por në pritje të ndeshjes së Kastriotit ndaj Flamurtarit.
Shtuar më 02/03/2019, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori