Kukësit i mjafton një gol i Shkurtaj për të kaluar Tiranën (VIDEO)
Me stadiumin e boshatisur dhe Ngoo të rikthyer, te Tirana ndihet sërish ankthi dhe rreziku i rënies nga Superioria.

Fitorja e Kukësit në "Selman Stërmasi" me rezultatin 0-2 ndaj bardhebluve, por njëherësh edhe barazimi i Kastriotit në shtëpi ndaj Partizanit kryesues, ka rihapur edhe një herë garën për ekipin që do të shoqërojë Kamzën në Kategorinë e Parë.

Pas kësaj disfate, në kuotën e 36 pikëve dhe me 6 ndeshje të mbetura deri në përfundim të kampionatit, Tirana ndjen presionin e Kastriotit që ndodhet në vend të parafundit të klasifikimit, me vetëm pesë pikë më pak se bardheblutë.

Nga ana tjetër, Kukësi arrin të mbajë vendin e dytë të klasifikimit, në kuotën e 51 pikëve, 10 më pak se Partizani kryesues dhe vetëm 3 pikë epërsi ndaj Falmurtarit të vendit të tretë, që në të njëjtën kohë barazoi në shtëpi Luftëtarin me rezultatin 1-1.



Jo vetëm të paaftë, por në përballjen ndaj Kukësit, futbollistët e Tiranës kishin edhe fatin kundër.

Kështu ishin pikërisht 24-herë kampionët e Shqipërisë ata që kishin rastin më flagrant për të kaluar të parët në avantazh, kur në të 30’ Hoxhallari kroson saktë në zonë, Ngoo shërben një asist perfekt për Hasanin që i vetëm përballë portierit Frashëri dërgon topin jashtë kuadratit. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2019, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori