Kukësi merr një pikë të rëndësishme në Korçë (VIDEO)
Ka përfunduar pa gola ndeshja e madhe e javës së tetë të Kategorisë Superiore. Në Korçë, Skënderbeu dhe Kukësi u ndanë në një barazim 0-0 në fund të një 90-minutëshi të luftuar sidomos në pjesën e dytë.

Vendasit ishin më kërkues gjatë gjithë lojës dhe shpërdoruan disa raste të pastra për shënim, madje në minutën e 56-të shtylla i mohoi golin Hamdi Salihit nga penalltia,shkruan Panorama Sport.

Ky barazim më tepër i shkon për shtat Partizanit, që e ngushton në vetëm dy distancën e pikëve nga korçarët një javë para përballjes direkte. Kurse Kukësi për momentin konfirmohet forca e tretë e kampionatit në kuotën 14. Verilindorët mbeten i vetmi ekip pa humbje në këtë kampionat./Albeu.com/
Shtuar më 22/10/2016, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori