Kulolli 2 gola për të shpëtuar skuadrën e tij nga humbja (VIDEO)

Benjamin Kololli ka vazhduar me formën fantastike në Zvicër
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, e ka shpëtuar FC Zurichun nga humbja ndaj Thun.

Shqiptari shënoi dy gola në barazimin 2-2 të ekipit të tij. Të dy golat, Kololli i shënoi për të barazuar rezultatin.

Fillimisht, barazoi për 1-1 në minutën e 41’, kurse për 2-2 dhe golin e një pike për FC Zurizh, lojtari i Kosovës e shënoi nga penalltia në fund të takimit, në minutat shtesë.

Nga fillimi në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori, Hekuran Kryeziu, kurse Lavdim Zumberi, 19-vjeçar dhe Mirlind kryeziu 22-vjeçar, ishin në stol. /albeu.com/


Shtuar më 10/03/2019, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori