Kundërshtarët çmenden pas këpucëve të Ronaldinhos (FOTO-VIDEO)

Një goditje dënimi mjehtërore e Ronaldinhos nuk i majftoi Atletico Mineiros të prekte finalen e Botërorit për Klube duke u mundur çuditërisht 3-1 nga Raja Casablanca. Marokenët prekin kështu një finale historike ku do të përballen me kampionët e Europës Bayern Munchen.

Por një episod shumë komik dhe interesant ka ndodhur në përfundim të ndeshjes. Me të rënë bilbili final Ronaldinho donte të shkonte menjëherë në dhomat e zhveshjes por disa futbollistë të Casablancas i "prenë" rrugën në tentativë për ti marrë këpucët e tij Nike. Ish lojtari i Milan dhe Barcelonës e ka patur të pamundur ti thotë jo pasi ata nisën të heqin vetë ato.

Dhe pasi arritën të merrnin këpucët e yllit karioka futbollistët vendas vrapuan në fushë sikur të kishin fituar Botërorin. /albeu.com/


Shtuar më 19/12/2013, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori