Kupa e Afrikës, Nigeria finalistja e parë (VIDEO)
Kombëtarja e Nigerisë është finalistja e parë e Kupës së Afrikës 2013. Pas eleminimit që i bën Bregut të Fildishtë në çerekfinale, skuadra e Obi Mikel dhe Emenikes eleminuan në gjysëmfinalen e parë Malin e Emanuel Adebayor pas fitores bindëse 1-4.

Golat u shënuan nga Elderson 25, Ideye 30, Emenike 44 dhe Musa në minutën e 60. Ndërkohë, golin e nderit për Malin e shënoi Diarra në minutën e 75.

Nigeria do të presë në finale fituesin e çiftit Burkina Faso-Gana, të cilët do të ndeshen mbrëmjen e sotme. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2013, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori