Prekëse, Nantes i dedikon Salas fitoren në Kupën e Francës (VIDEO)
Një fitore e dedikuar për Emiliano Sala, nuk mund të ishte ndryshe për klubin e Nantes, shkruan Albeu.com.

Të ballafaquar me fatin dramatik që ka prekur sulmuesin argjentinas, me mbetjet e avionit në të cilin ai udhëtoi, u gjetën në fund të detit me një trup ende të panjohur.

Por Nantes vijon të luajë dhe të fitojë teksa në çerekfinale të Kupës Franceze ka mundur 2-0 Toulouse.

Një sukses i dedikuar vetëm Salas, në fund të ndeshjes lojtarët, festuan së bashku me tifozët e tyre duke lavdëruar ish-sulmuesin e tyre dhe një skenë që dridhej e gjitha. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori