Kupa e Italisë/ Interi shkatërron Cagliarin dhe kalon në çerekfinale (VIDEO)
Inter mund Cagliari me shifrat 4-1 dhe kalon në çerekfinale, ku do të sfidojë fituesin e çiftit Fiorentina-Atalanta.

Zikaltërit treguan supermaci në çdo cep të fushës, aq sa në minutën 1’, Lukaku përfitoi nga një gabim në mbrojtje. Në minutën e 22-të,do të ishte Valero që dyfishoi shifrat i ndihmuar edhe nga traversa. Kështu u mbyll pjesa e parë, pa harruar edhe një gol të dyshimtë që iu anullua Lukakut me VAR.

Por sulmuesi belg do të realizonte dopietën me nisjen e pjesës së dytë, për ta kthyer takimin pa emocione dhe si në stërvitje. Olivia shënoi golin e nderit për Cagliarim, por që nuk vlejti për gjë, ndërkohë që ka vend edhe për një gol të Ranokias pak para përfundimit të ndeshjes.
Shtuar më 14/01/2020, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori