Kupa e Italisë/ Napoli kalon në çerekfinale (VIDEO)
Napoli është rikthyer të fitojë dhe e ka bërë këtë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, teksa mposhti me rezultatin final 2-0 Perugian në stadiumin “San Paolo”.

Të kaltrit e drejtuar nga Genaro Gattuso dominuan takimin dhe krijuan një mori rastesh, por golat e vetëm të ndeshjes u shënuan nga kapiteni Lorenzo Insigne, në të dy rastet me penallti.

Perugia nga ana tjetër bëri shumë pak për të shmangur disfatën, teksa në fundin e pjesës së parë pati mundësinë më të mirë për të rihapur takimin, por Iemmello gaboi nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, Napoli siguron kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, ku pritet të mësojë edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet.
Shtuar më 14/01/2020, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori