Kuqezinjtë e vegjël fitojnë me goleadë kundër Austrisë (VIDEO)









Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka arritur një fitore rekord në transfertë me Austrinë, teksa kanë triumfuar me rezultatin 5-1.

Ky ishte një revansh i pastër pas humbjes tronditëse që Austria na shkaktoi në Durrës më 9 shtator të vitit të kaluar me rezultatin e thellë 4-0.

Golat e Kallakut, Tucit, Muçit (2) dhe A.Selmanit vulosën fitoren e vlefshme për Euro 2020 (nuk ndryshoi emri pas pandemisë).

Një fitore mëse e merituar për kuqezinjtë, që gjatë gjithë kohës luajtën me një përqendrim maksimal dhe me një frymë skuadre për t’u admiruar.

Meritë padiksutim ka edhe trajneri Alban Bushi që bëri zgjedhjet e duhura, jo vetëm në start, por qëlloi në shenjë edhe me zëvendësimet.

Aktualisht kuqezinjtë renditet të tretët në Grupin 3.
Shtuar më 04/09/2020, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori