Kur merr të kuq edhe Ronaldo (VIDEO)
Ky mund të quhet pa frikë një sezon i dështuar për Real Madrid. Skudra e Jose Mourinhos, që arriti të fitonte titullin e 32 në La Liga sezonin e shkuar, këtë sezon e mbyll pa asnjë trofe të fituar, ndryshe nga çfarë janë mësuar të përjetojnë tifozët "Los Blancos".

Dje në mbrëmje, pikërisht në shtëpinë e tij "Santiago Bernabeu", Reali mori goditjen e K.O duke humbur edhe trofeun e fundit që i kishte mbetur, Copa del Rey.

Cristiano Ronaldo, ylli i skuadrës, pas golit të shënuar në pjesën e parë, humbi krejtësisht toruan në minutat shtesë duke marrë direkt kartonin e kuq. Shkaku? Ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit. Ndërsa para tij ishte Jose Mourinho që pësonte të njëjtën gjë. Shkaku? Protestat ndaj arbitrit.

Çka tregoi se presioni brenda skuadrës ishte shumë i madh. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 11:53
chelsea
e Shtunë 18 Maj 2013, Ora 12:41
e du ket lojtar por per mbrem dhe ne ndeshjet e mdha ky lojtar nuk e tregon veten , edhe mbrem ka bere gjeste as pak te mira , nderhyrja qe ja ka bere mbrojtesit te atletikos ka qen e qellimshme , ne minutat e fundit te kohes se rregullt , sami kedira rrike ne sulm , thu ti se nuk ka kush rrin ne sulm , prandaj kohen shtes as qe e kam shiku se u bera shume nervoz qfar loje te dobet , pastaj nga mediat mora vesh se ky dudi kish dal jashte me te kuq turp per nje lojtar me ba ksi sjellje kur gjysma e globit e dojne , e veqmas femijet , turp.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori