Ky është goli i pamundur i Ricardinhos ndaj Serbisë (VIDEO)
Kampionati Europian Futbollit në sallë ka dhuruar një super gol që nuk e keni parë deri më tani. Ricardinho shënoi ndaj Serbisë një tjetër “perlë” të mrekullueshëm që ia shton “magjive” të karrierës së tij.

Lojtari portugez i futbollit në sallë kaloi kundërshtarin me një parabël të pabesueshme para se të godiste fort me të majtën, duke lënë portierin pa asnjë shans reagimi.

Ky gol i jashtëzakonshëm u shënua në ndeshjen Serbi-Portugali, e vlefshme për grupin A të Evropianit të futbollit në sallë, që po zhvillohet në Beograd.
Shtuar më 07/02/2016, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori