Ky gjest i Hazard kur pyetet nëse do qendrojë tek Chelsea shkakton panik tek tifozët (VIDEO)
Eden Hazard i ka tronditur tifozët e Chelseat me reagimin e tij kur është pyetur rreth të ardhmes së tij në Stamford Bridge.

Për Hazardin është përfolur vazhdimisht, e sidomos pasi Zinedine Zidane u kthye në Santiago Bernabeu, se do të kalojë në Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Një fije shprese për tifozët e Chelseat se belgu do të qëndrojë në klub erdhi kur Hazard u fotografua në fanellën e re të skuadrës.

Por, gjesti i 28-vjeçarit kur pyetet nga tifozët për të ardhmen e tij, nuk është aspak lajm i mirë për të kaltrit.

Hazard e tundi kokën kur u pyet nëse do të qëndronte në Chelsea dhe pastaj u largua me makinën e tij.
Shtuar më 06/05/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori