Kylian Mbappe mer përdore PSG përballë Caen (VIDEO)
Pasi pjesa e parë përfundoi më rezultatin e bardhë 0-0 do të ishte pjësa e dytë ai që do të na dhuronte 3 gola, shkruan Albeu.com

Do të ishtë skuadra e Caen ajo që do të shënonte e para me Ninga duke shtangur disi parisin, por Mbappe nuk e kishte thënë fjalën e fundit.

Vetëm 4 minuta pas golit të Caen, Mbappe arrin të kthejë në gol një penallti duke barazuar kështu rezultatin.

Goli i fitores do të vinte po nga i njëjti autor francezi Mbappe në minutën e 87’ duke i dhënë kështu 3 pikëshin skuadrës së tij e cila vazhdon të arratiset në kreun e tabelës. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori