La Liga: Humbet Bilbao, barazim në Sevilla-Valencia (VIDEO)


Pëlqej
Malaga–Athletic Bilbao pritej të ishte një ndeshje e luftuar dhe për faktin se në fushë përballeshin një skuadër andaluziane dhe një baske, por dy skuadrat tejkaluan cdo parashikim duke dhuruar një 90 minutësh të pasur në emocione por dhe vendimi të dyshimta nga ana e gjyqtarit.

Në “La Rosaleda”, vendasit arritën të merrnin epërsinë me anë të Luis Albertos në të 35-tën, që shënoi pasi portieri Iraizoz i priti fillimisht 11-metërshin. Andaluzianët menduan se po shkonin drejt një fitore të sigurtë por në fund Antunes dhe Duda lanë me nëntë vetë të tyret.

Me shtatë minuta shtesë në dispozicion, Bilbao provoi gjithcka për të marrë arritur barazimin dhe u duk se ja doli kur portieri Iraizoz shënoi një gol fantastik me kokë, por kryesori e anulloi në mënyrë të pakuptimtë duke lejuar Malagan të festonte tre pikët e para.


Emocionet nuk munguan as në “Ramon Sanchez Pizjuan” mes Sevillas dhe Valencias, që u mbyll në barazim 1-1. Vendasit zhbllokuan rezultatin me një goditje të fortë në zonë të Vidal në fundin e pjesës së parë.

Në të 67-tën, De Paul la me 10 vetë Valencian që u mendua se do të hiqte dorë nga rezultati, por pas një këmbngulje të gjatë në të 88-tën, Orban me gjoks shënoi golin e barazimit duke i dhënë valencianëve një pikë me vlera ndaj një rivali direkt për një vend në Champions këtë sezon. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori