La Liga, Valencia ngjitet në krye (VIDEO)
Pëlqej
Një fitore e pastër 3-0 në “Mestalla” ndaj Cordobas e ka ngjitur Valenciankrye të La Liga-s, me pikë të barabarta me Barcelonën dhe Sevilla.

Ishte Alcacer ai i cili i hapi rrugën fitores së 4 në 5 ndeshjet e para, duke shënuar golin e parë në minutën e 22-të, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë vendasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Gaya.

Pjesa e para u mbyll me këtë rezultat, pavarësisht rasteve të tjera për shënim për Valencian të cilat nuk munguan. Përpjekjet e vendasve ishin të vakëta për të shënuar të paktën një gol.

Tuniziani Feghouli vulosi rezultatin e ndeshjes në 3-0 në minutën e 73-t. Pas kësaj fitoreje Valencia ndodhet në vendin e parë, me 13 pikë, po aq sa dhe Barcelona e Sevilla. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori