Laçi dhe Kukësi bëjnë paqe, ndajnë pikët me njëra-tjetrën (VIDEO)


Pëlqej
Ndeshja mes Laçit dhe Kukësit është mbyllur në barazim 0-0, sfida e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.

Pas përballjes në Kupë ku triumfuan kurbinasit, skuadrat u ndeshën sërish në takimin që nuk prodhoi gola.

Një lojë e luftuar dhe me shumë raste shënimi por pa finalizim, kjo edhe për shkak të formës së shkëlqyer të dy portierëve.

Laçi ishte më kërkues në pjesën e dytë, teksa e dominoi takimin, duke prodhuar disa raste shënimi.

Pas këtij barazimi Laçi renditet në vendin e 5 me 43 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e 2 me 55 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori