Lampard ndal Chelsean (VIDEO)
Pëlqej
Manchester City dhe Chelsea kanë barazuar me rezultatin 1-1 në "Etihad Stadium" në javën e pestë të Premier Leagues.

Blutë kaluan të parët në avantazh me anë të Andre Schrrule vetëm pas 5 minutash pasi ai kishte hyrë në lojë (72').

Rezultatin e takimit do ta vuloste legjenda e Chelseat tashmë lojtar i City-t, Frank Lampard (85').

Frank hyri në lojë në minutën e 76.

Chelsea kryeson tabelën me 13 pikë, dhe skuadra me e afërt nga pretendetët për titull është Arsenali i vendit të katërt me 9 pikë.

Manchester City pozicionohet i gjashti me 8 pikë.

Ndeshja ishte shumë e ashpër, dhe janë nxjerr 9 kartona të verdhë (1 i kuq). /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori