Lazio dhe Milan barazojnë pa gola, finalistja caktohet në San Siro (VIDEO)
Lazio nuk qe në gjendje t’i shfrytëzojë mundësitë dhe dominimin ndaj Milanit duke barazuar pa gola në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë në "Olimpico".

Skuadra e Gennaro Gattusos pati vetëm një goditje në kornizën e portës së portierit të Shqipërisë, Thomas Strakoshës në një paraqitje të dobët.

Lazianët ishin skuadër dukshëm më e mirë duke kontrolluar topin dhe krijuar më shumë.

Por, Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic nuk ishin në gjendje t’i shfrytëzonin mundësitë e ofruara gjatë 90 minutave.

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, mungoi te Lazio shkaku i lëndimit muskulor, ndërsa Riza Durmishi, shqiptari i Danimarkës, ishte në stol dhe s'u aktivizua fare. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori