Lazio e Strakoshës mposht bindshëm Salzburgun e Berishës (VIDEO)
Lazio ka arritur të triumfojë sonte ndaj Salzburgut të Valon Berishës me shifrat e përgjithshme 4-2 në "Olimpico", ndeshje e vlefshme për çerekfinale të UEFA Europa League.

Lazialët kalonin në avantazh që në minutën e 8'-të me golin e Senad Lulic.

Por Salzburgu barazoi në minutën e 30'-të me golin e shënuar nga mesfushori kosovar nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fillim të pjesës së dytë Lazio kalon përsëri në avantazh me golin e Marco Parolos.

Në të 71'-tën japonezi, Takumi Minamino barazon përsëri rezultatin ndaj Lazios.

Kryeqytetasit shënojnë dy gola të shpejtë me Anderson (74') dhe Immobile (76').

Lazio ka arritur të fitojë sonte me shifrat 4-2 ndaj Salzburgut në ndeshjen e parë të çerekfinales në Europa League. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori