Lazio fiton ndaj Torinos dhe kërcënon Juven me 1 pikë larg kreut (VIDEO)






Lazio ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Torinos në transfertë. Ekipi lacial fitoi 1-2 me përmbysje rezultati, pasi takimi nisi shumë keq për të besuarit e Simone Inzaghit.

Vendasit shënuan që në minutën e 4′ me Belottin. Sulmuesi mposhti Strakoshën nga penalltia. Ishte Ciro Immobile që i dhuroi penallti sepse një top e goditi në dorë brenda zonës. Golashënuesi e shlyu gabimin e tij në pjesën e dytë.

Ai barazoi rezultatin në minutën e 48′. Immobile mori një pasim të mirë nga Luis Alberto dhe nuk gaboi për 1-1. Gjuajtja e tij ishte e saktë dhe mposhti portierin kundërshtar. Sulmet e njëpasnjëshme të lacialëve u shpërblyen në minutën e 73′ kur Parolo gjeti golin me një goditje të fortë e një rrëmuje në zonë për 1-2.

Lazio vazhdon ndjekjen e Juves që do të luajë sot në transfertë kundër Genoas. Kryeqytetasit kanë 68 pikë, me një distancë prej 7 pikësh momentalisht me Interin e vendit të tretë dhe 1 pikë larg Juventusit të vendit të parë.
Shtuar më 30/06/2020, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori