Lazio i dobët, s'e shpëton dot as Berisha (VIDEO)
Catania ka mposhtur Lazion në ndeshjen e javës së 24 të Serie A. Jugorët e kanë tundur tre herë portën e mbrojtur nga Etrit Berisha, i cili në disa raste ka qënë shpëtimtari i kryeqytetasve, të cilët nuk kanë mundur të shënojnë më shumë se një gol me anë të Amaurit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Catania shënoi edhe dy gola të tjerë duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve dhe duke marrë tre pikë me shumë vlera në luftën për mbijetesë. Ndërsa Lazio ndalet në kuotën e 32 pikëve në vend të dhjetë.

Vetëm stol për Lorik Canën. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori