Lazio i shpëton humbjes në minutat shtesë (VIDEO)



Lazio ka marrë një barazim 2-2 në minutat e fundit të ndeshjes së kampionatit të luajtur kundër Sassuolo-s në "Olimpico". Pas një pjesë të parë pa gola, takimi është zhbllokuar në minutën e 53-të me një penallti të Immobile-s.

Reagimi i miqve ka ardhur katër minuta më mbrapa me Rogerio-n, i cili ka dërguar topin në rrjetë pasi Strakosha është nxjerrë jashtë loje nga një devijim i njërit prej mbrojtësve të tij.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur goli i Berardi-t në minutën e 89-të që i ka dhuruar avantazhi-n Sassuolo-s, por jo tri pikët. Në minutën e 96-të, në fakt, bardhekaltrit kanë gjetur golin e barazimit me Lulic

Skuadra e Inzaghi-t, që ka një ndeshje për të rikuperuar, ka shkuar vetëm tri pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Milan-i. /albeu.com/


Shtuar më 07/04/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori