Lazio poker Samdorias për të zhvlerësuar fitoren e Interit (VIDEO)

Lazio mposhti ditën e sotme me meritë absolute Samdorian me një 4 golësh.

Në pjesën e parë ishte Savic dhe De Vrij që marshuan me ekipin e tyre drejt Championsit ndërkohë pjesa e dytë ishte vetëm e Immobiles që me një dopjetë dërgoi ndeshjen në 4-0.

Lazio me këtë fitore zhvlerëson fitoren e Interit me pak vështirësi kundër Chievos dhe i detyron zikaltërit të presin dhe një javë tjetër për të shpresuar në një dështim të lacjalëve. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori