Lazio shkatërron Sampdorian, vetëm 2 pikë larg kreut (VIDEO)
Lacio nuk përmbahet teksa ka shkatërruar pa mëshirë Sampdorian me rezultatin e thellë 5-1.

Bardhekaltrit likujduan që në 20 minutat e para skuadrën xhenoveze duke shënuar me Kaisedon dhe më pas “snajperi” Imobile realizoi 2 herë brenda 3 minutave (17’ dhe 20’).

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit italianë nuk e ulën ritmin duke shënuar dhe 2 gola të tjerë me Bastos dhe Imobile bëri tripletë personale duke ekzektuar saktë penalltinë në minutën e 65-ë.

Sulmuesi italian shkëputet akoma më shumë nga Lukaku në renditjen e golashënuesve më të mirë të këtij sezoni në kampionatin italian duke çuar numrin e golave në 23. Ndërsa përsa i përket renditjes, Lacio e sheh veten pas Interit me 1 pikë diferencë.

Shtuar më 18/01/2020, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori