Lazio ka përmbysur në kohën shtesë me golat e
shënuar në
minutën e tretë dhe të tetë shtesë duke e mbyllur takimin ndaj Cagliari-t 2-1.
Ishte një ndeshje e bukur dhe e çmendur në fund teksa kryeqytetasit kanë gjetur forcat për të përmbysur në fund dhe tani i janë afruar Interit në renditje. Cagliari mbetet në vend të pestë.
Cagliari bëri një nisje të madhe duke befasuar miqtë. Pas një aksioni në të majtën, topi ka shkuar te Giovanni Simeone i cili ka lëshuar një predhë në drejtim të portës së Strakoshës, e pakapshme për portierin e përfaqësueses shqiptare.
Lazio u mundua të reagonte, por pa sukses. Skuadra e Inzaghit ka bërë një ndeshje të dobët duke mos arritur të krijojë shumë mundësi për gol.
Pas pushimit mundësitë për të vulosur fitoren ishin për vendasit, të cilët kanë mbrojtur mirë dhe kanë dalë në kundërsulm sa herë që u është dhënë mundësia.
Megjithatë,
Lazio ka gjetur forcat për të barazuar në
minutën e 4-t shtesë me Luis Alberto-n. Dhe pak minuta më vonë ka
shënuar golin e avantazhit me Caicedo.
Shtuar më 16/12/2019,
ora 22:59